“Të paçim përjetë Sabriano”, kështu e uroi Ermali babanë e tij për ditëlindje NULL NULL 16.09.2024 16:22 16.09.2024 16:22 Sabri dhe Ermal Fejzullahu Sot, këngëtari i mirënjohur shqiptar, Sabri Fejzullahu ka festuar ditëlindjen e 77-të. E nuk kishte si t’i mungonte urimi nga djali i tij, Ermal Fejzullahu, i cili po ashtu po i ndjek hapat e babait të tij, shkruan Klankosova.tv “Urime ditëlindjen Sabriano, të paçim edhe 100 tjera, me energjinë dhe dashninë që e ke për neve si familje dhe gjithë popullin shqiptar”, shkroi Ermali.