Të miturit e burgosur përmes komunikimit kërkojnë ndryshim (FOTO) NULL NULL 02.07.2023 13:37 02.07.2023 13:37 Te miturit Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan ka përfunduar me sukses programi individual rehabilitues i radhës me titullin, “Biseda për ndryshim”. Në njoftim thuhet se pas përfundimit të kësaj programi, ata janë shprehur të kënaqur me ç`rast vlerësuan se nga ky program, të miturit e burgosur, kanë mësuar të zhvillojnë mendime të përgjegjshme për jetë në pajtim me ligjin, përcjell Klankosova.tv. “Trajnimi është udhëhequr nga zyrtarët për punë sociale, ndërsa certifikatat u ndanë dhe nga Drejtorati i Trajtimit të të Burgosurve dhe të Miturve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë të mbajë trajnime të tilla edhe me grupe të tjera. Përmes këtyre aktiviteteve, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin, risocializimin e të burgosurve dhe kthimin e tyre në shoqëri”, thuhet në njoftim. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.