Të mirat e patates së ëmbël NULL NULL 07.07.2015 16:00 07.07.2015 16:00 Patatja e ëmbël është një lloj i veçantë patateje, që mund të gjendet në ngjyrë krem, të verdhë, portokalli dhe ngjyrë vjollcë. Patateja është e pasur me antioksidantë dhe me vlera ushqyese, sidomos ka një rëndësi të veçantë për diabetikët. Disa nga efektet e shëndetshme të patates së ëmbël janë: Ajo është e pasur me sheqerna natyrore, të cilët e ndihmojnë atë që të ndihmojë personat e sëmurë me diabet. Fibrat dietike janë një përbërës tjetër, që ndihmojnë në tretje, duke qenë një ndihmëse e mirë ndaj parandalimit të kancerit të zorrës së trashë dhe ndihmon në problemet e kapsllëkut. Përmban karotenoide, të cilat ndihmojnë në prodhimin e vitaminës A, vitaminë e cila ripërtërin sistemin e frymëmarrjes. Duhanpirësit duhet ta konsumojnë sa më shpesh. Përmban vitaminë D. Kjo vitaminë është e mirë për dhëmbët, zemrën, lëkurën, eshtrat. Rrit nivelin e energjisë. Përmban vitaminë B6 e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe trurit. Është e mirë për indet dhe muskujt dhe ndihmon për ulen e ënjtjeve apo dhimbjet e barkut. Ju jep energji dhe rregullon rrahjet e zemrës, gjithashtu vepron si një antioksidant, mbron mushkëritë, si dhe parandalon kancerin e gjirit. Redukton shenjat e plakjes. Vitamina C është thelbësore për funksionimin si duhet të trupit dhe patatja e ëmbël e përmban me shumicë këtë vitaminë. Ujin e patateve të ziera mund ta përdorni për të trajtuar lëkurën, sidomos në rastet kur lëkura është e acaruar. Pastron thellësisht poret. Hekuri është një element tjetër përbërës i këtij produkti që ndihmon që ajo të ketë një rol të rëndësishëm në prodhimin e qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut. Ndihmon për të luftuar aneminë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Evropianët po blejnë ushqime të ngrira për të reduktuar mbeturinat, tregon studimi 30/06/2025
Këshilla mjekësore Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë 30/06/2025