Të mërkurën, Specialja në komision NULL NULL 12.05.2015 09:37 12.05.2015 09:37 Komisioni për Legjislacion pritet që të mërkurën të nxjerr në procedim amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, sipas propozimit të qeverisë , i cili ka marrë dritën jeshile edhe nga Gjykata Kushtetuese. Kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Komisioni duhet të procedojë me shqyrtimin e këtij amendamenti. Por, ajo ka thënë tutje se do t’i njoftojë anëtarët e Komisionit edhe me dëmet, që sipas saj, i sjell Kosovës themelimi i Gjykatës Speciale. Nisur nga qëndrimi i saj si kryetare e Komisionit, por edhe si deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka theksuar se do t’u kërkojë edhe anëtarëve tjerë të Komisionit për Legjislacion që të mos e përkrahin amendamentin e propozuar nga Qeveria për themelimin e kësaj gjykate. Ndërkohë, deputeti nga radhët e LDK-së , Armend Zemaj, anëtar i Komisionit për Legjislacion ka thënë se çështja e amendamenteve është vetëm një procedurë e përcjelljes së tyre për në seancë plenare, transmeton REL. Gjykata Speciale erdhi si ide pas raportit të senatorit zviceran Dick Marty të prezantuar në Këshillin e Evropës mbi supozimet e tij për trafikim të organeve të disa civilëve serbë nga disa ish-pjesëtar tëUÇK-së.. Tani i mbetet Kuvendit të Kosovës që me shumicën e dyfishtë prej dy të tratave të deputetëve, përfshi edhe ata të komuniteteve pakicë të miratojë ndryshimet kushtetuese për themelimin e kësaj kjykate. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 21/06/2025
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 21/06/2025