Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të mbijetuarit e regjimit komunist, ish të persekutuarit mblidhen në Lushnjë, një nga zonat e internimit

NULL NULL
18.08.2019 16:57

Të mbijetuarit e kampeve të përqendrimit në Lushnjë përkujtuan ngritjen e një memoriali dhe kryen homazhe, por ceremonia u shoqërua me incidente, që nisën fillimisht me mospërmendjen e disa fiseve që nuk ishin përfshirë në kumtesat e ceremonisë dhe më pas me prezencën e deputetit të zonës Bashkim Fino.

Por, vetë Fino, e shpjegon çfarë ndodhi dhe pse ishte prezent në një ceremoni të tillë.

“Nuk ishte incident. Prezenca e kryetarit të bashkisë apo e imja, është në funksion të vuajtjeve që kanë kaluar këta të persekutuar”, tha Fino.

Për ish të internuarit dhe pasardhësit e tyre u çel një ekspozitë fotografike me materiale arkivore të Autoritetit të Ish-drejtorisë së Sigurimit të Shtetit dhe për herë të parë u publikuan dosje të asaj kohe.

Pas debateve dhe incidenteve një pjesë e të pranishmëve ka braktisur sallën, mes tyre edhe kryebashkiaku Fatos Tushe./top channel/

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.