Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të martën në Bruksel takimi i kryenegociatorëve, Stano tregon prioritetet

NULL NULL
01.07.2024 14:51
Peter Stano
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano

Një takim tjetër në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të zhvillohet të martën në Bruksel.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i cili theksoi në një paraqitje për gazetarë se prioriteti dhe agjenda e takimit përcaktohet nga “urgjenca më e madhe e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes të dyja palëve”.

“Mund të konfirmoj se nesër do të ketë një takim në kuadër të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në nivelin e negociatorëve kryesorë, siç u njoftua nga përfaqësuesi i lartë i (BE për politikë të jashtme dhe politikë të sigurisë Josep Borrell) të mërkurën e javës së kaluar dhe prioriteti dhe agjenda përcaktohet nga urgjenca më e madhe e fillimit të zbatimit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Javën e ardhshme Borrelli me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen për hapa konkretë në Bruksel

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.