“Të la njeri midis 8 milionë shqiptarëve”, vazhdon përplasja e Stresit dhe Julianës (VIDEO) NULL NULL 09.02.2023 17:49 09.02.2023 17:49 Juliana sot ka debatuar me Stresin dhe Vivienin për një kohë të gjatë. Juliana e kishte akuzuar Vivienin se nuk do të qëndronte shumë brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova nëse nuk do të lidhej me Getinjon. Pas këtyre fjalëve ndaj Vivit, reagoi Stresi i cili i tha Julianës: “Të la njeri midis 8 milionë shqiptarëve”. Juliana ia ktheu se atë nuk e la askush duke i thënë se ajo e largoi nga shtëpia Atdheun. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.