Të jetosh si një pariziene NULL NULL 29.10.2015 09:40 29.10.2015 09:40 Për dekada me radhë, imazhi i femrave franceze, me elegancën e hijeshin e tyre ka frymëzuar në mënyrë të vazhdueshme. Duke bërë jo rrallë të shtyhemi për të njohur botën e tyre. Kurioziteti ynë për këtë botë thuajse të panjohur, por tërësisht joshëse nis që nga mbrëmjet e salloneve të tyre, ku nuk mungonin diskutimet, argëtimi dhe muzika. Madje këto sallone në shekullin e XIV e XV shërbenin si ambiente ku damat të cilat shkëlqenin mund të krijonin njohje të reja. Tërësisht të lirshëm e ku gjithçka përcillej me finesë në një vallëzim. Francezët shquhen për stilin e tyre të jetës, ku shpesh shpirtërorja triumfon mbi materialen. Francezët shijojnë lukset e vogla në përditshmëri, duke e jetuar jetën me një lloj kualiteti të lartë, shijimi dhe mospasja e komplekseve i bën ato tejet unik. Aksesi për të shkuar e vizituar Francën viteve të fundit u bë edhe më i madh, duke bërë që shumë prej nesh të absorbonim mënyrën e tyre, duke sjell kështu zakone të vogla që e bëjnë jetën tonë të mbushur plot e përplot detaje. E gjithë bota i ka zili femrat franceze, për elegancën dhe dashurinë që ato kanë për veten. Praktikimi i ritualeve të kënaqësisë për to, duke nisur tek një çokollatë e mirë, një parfum i ri, një fustan i bukur, janë tejet jetesor. Femrat franceze vlerësojnë gjërat e vogla në jetë dhe konsiderojnë se janë të rëndësishme sa ato të mëdhatë, shkruan Top Channel.