Të hënën varroset 15-vjeçarja Lea Bajrami që u vra nga sulmi në Austri NULL NULL 13.06.2025 23:13 13.06.2025 23:13 Kosovarja Lea Bajrami që u vra pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën në një shkollë në Graz të Austrisë do të varroset të hënën, më 16 qershor. Familjarët e të ndjerës njoftuan se ajo do të varroset në ora 16:30 në “Varrezat Myslimane” në Graz. Lea ishte 15-vjeçe dhe vinte nga Vitia. Klan Kosova ka raportuar vazhdimisht për rastin në Austri, për ta ngushëlluar familjen e ngushtë të Leas, të mërkurën e kësaj jave për Austri udhëtuan edhe familjare të tjerë. Ata i thanë Klan Kosovës se e kanë parë edhe trupin e viktimës. Në Graz u vranë të paktën 10 persona. Sulmuesi në fund vrau veten. Tragjedia ka tronditur jo vetëm Austrinë por edhe më gjërë. Ishte ky incidenti më i rëndë me armë në dekadat e fundit në Austri. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 4 orë më parë