Të hënën, premiera e shfaqjes “Sober” NULL NULL 17.12.2022 18:19 17.12.2022 18:19 Të hënën e javës së ardhshme (19 dhjetor), do të jepet premiera e shfaqjes “Sober”, me regji të Butrint Pashës, nga ora 20:00 tek “Dispanzeri”, afër QKMF-së në Prishtinë. Shfaqja “Sober”, e cila bazohet në veprën e Duncan MacMillan “Njerëz, vende dhe gjëra”, është një histori suksesi ku një njeri arrin të mposhtë varësinë ndaj drogës, fenomenit botëror që në vazhdimësi vret njerëz dhe shkatërron familje. E bazuar në një ngjarje sentimentale të një vajze që vuan nga alkoolizmi dhe varësia ndaj drogës që po rehabilitohet në një qendër, Ema vjen si personifikim i shumë njerëzve të stigmatizuar nga shoqëria për shkak të pasigurisë që i është krijuar nga varësia, që ka ndikuar edhe në karakterin e saj. Sivjet kjo shfaqje do të ketë edhe dy repriza të tjera, më 20 dhe 21 dhjetor nga ora 20:00. Regjisor: Butrint Pasha Aktoret/ët: Zhaneta Xhemajli, Shpetim Selmani, Kumrije Hoxha, Kaltrinë Zeneli, Blerta Gubetini, Edlir Gashi, Blend Sadiku, Zana Berisha, Altin Vraniqi Koreograf: Robert Nuha Kompozitor: Adhurim Grezda Kostumet dhe Skenografia: Alma Krasniqi Ndriçimi: Mursel Bekteshi Përkthimi: Brezar Xërxa Asistente teknike: Elira Lluka Produksioni: Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet Kjo shfaqje është përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, cfd, Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë dhe sponsori gjeneral Buçaj SH.P.K. /Klankosova.tv