Të hënën dalin në shitje biletat për miqësoren Kosova – Burkina Faso NULL NULL 19.03.2022 21:38 19.03.2022 21:38 Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se shitja e biletave për miqësoren me Burkina Fason do të nis këtë të hënë nga ora 16:00. Miqësorja mes Kosovës e Burkina Fasos do të zhvillohet më 24 mars nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet. “Çmimet e biletave janë sikurse në ndeshjet e kaluara: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro”, thuhet në njoftimin e federatës, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se pas miqësores me Burkina Fason, Kosova do të luaj një tjetër miqësore, kundër kombëtares së Zvicrës me 29 mars. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll "Nder dhe krenari", tre futbollistët e rinj të Kosovës: Na u plotësua ëndrra (VIDEO) 18/03/2025
Futboll Tifozët "Kuq e Zi" lihen pa bileta, reagojnë ashpër: Pa bileta për herë të parë pas 21 vitesh (VIDEO) 18/03/2025