Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të gjithë të testuarit për Covid-19 në Malishevë dje kanë dalë negativë

NULL NULL
07.07.2020 10:54
????????????????????????????????????

Dje në territorin e Komunës së Malishevës, të gjitha analizat nga testet e bëra për COVID-19, kanë rezultuar negative.

Konfirmimi i analizave është bërë në komunikimin zyrtar të komunës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ndërsa gjendja aktuale me COVID-19 në Malishevë, është me pesë raste aktive, njofton komuna, transmeton Klan Kosova.

“Gjendja është nën kontroll dhe numri i personave aktiv me COVID-19, është pesë persona, shumica prej tyre gati tërësisht të shëruar, por ne të gjithë duhet të tregojmë kujdes maksimal për tu ruajtur nga përhapja e virusit. Edhe pse kjo gjendje është e kontrollueshme dhe e qetë, Shtabi Komunal Emergjent, është në monitorim dhe menaxhim të vazhdueshëm të situatës, por për tu ndier të gjithë të sigurt, duhet ti respektojmë masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet tona shëndetësore”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Berisha gjithashtu ka përsëritur thirrjen për të gjithë qytetarët, që të mbajnë distancën sociale, të mbajnë maskat mbrojtëse, higjienën e duarve, dhe në maksimum t’u shmangen grumbullimeve të njerëzve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.