Të gjithë në këmbë e presin Lumir Abdixhikun në Gjilan NULL NULL 23.01.2025 17:46 23.01.2025 17:46 Lumir Abdixhiku Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumri Abdixhiku sot është takuar më qytetarët e Gjilanit. Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, transmeton Klankosova.tv. Nga pamjet e publikuara në faqen zyrtare të LDK-së në Facebook, u pa numër i madh i qytetarëve që e pritën liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndërkohë, sa i përket tubimit kryesor elektoral në këtë qytet, komuna e Gjilanit që udhëhiqet nga Vetëvendosje, ia ka mohuar LDK-së që të mbajë fushatë në palestren e qytetit. Kjo gjë duket se i ka motivuar edhe më shumë qytetarët dhe përkrahësit e kësaj partie, për ta pritur edhe më ngrohtë kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së.