Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të gjitha rrugët në komunën e Rahovecit janë të kalueshme

NULL NULL
01.04.2020 15:36

Bora e cila ka rënë në gjithë territorin e komunës së Rahovecit, nuk ka paraqitur problem për qarkullimin e qytetarëve, pasi që kompanitë e kontraktuara nga ana e komunës kanë bërë pastrimin me kohë të borës nga rrugët.

“Situata pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të cilat ende po vazhdojnë nuk kanë paraqitur asnjë vështirësi në qarkullimin e lirë të veturave dhe këmbësorëve”.

“Kompanitë e kontraktuara nga komuna e Rahovecit prej orëve të hershme të mëngjesit janë në terren dhe vazhdimisht po kujdesen që të mos kemi vështirësi në lëvizje në asnjë vendbanim të komunës sonë”.

“Kryesorja nga të gjitha është siguria juaj në rrugë, andaj kujdes të shtuar dhe përshtatuni me shpejtësinë dhe respektoni shenjat e komunikacionit”, ka thënë drejtori Hasan Përboqi.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.