Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të gjitha patrullat e policisë nga sot janë të pajisura me armë të gjata

NULL NULL
12.01.2024 16:04
Xhelal Svecla - Armet e gjata
Xhelal Sveçla - Gazmend Hoxha

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga sot të gjitha patrullat e Policisë së Kosovës do të pajisen me armë të gjata.

“Me blerjen e këtyre armëve për të gjitha patrullat policore anekënd Republikës së Kosovës rritet efikasiteti në luftimin e krimit me çka mundësohet një ambient më i sigurt, rend publik më i qetë dhe më shumë siguri për zyrtarët tanë policorë”, ka shkruar Sveçla, përcjell KlanKosova.tv.

Nga njoftimi i tij, lë të nënkuptohet se këto armë janë të prodhuara në Kroaci.

“Falënderoj edhe shtetin mik kroat për bashkëpunimin e ngushtë dhe korrekt me institucionet e Republikës së Kosovës”, ka vijuar ai.

Gjatë pranimit të armëve i pranishëm ka qene edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha.

Xhelal Svecla

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.