Të gjitha detajet nga rënia e dronit në lagjen Bair të Mitrovicës (VIDEO) NULL NULL 23.03.2022 17:50 23.03.2022 17:50 Një dron, që ka rënë sot në lagjen Bair të Mitrovicës, ka bërë bujë në media, pasi nuk dihet se nga ka ardhur apo nëse është i ngjashëm me atë që ra edhe në Zagreb ditë më parë. Droni ka rënë në ballkonin e shtëpisë së familjes Sylejmani, ndërsa nga ballkoni ka rënë në tokë. Sipas dëshmitarëve, droni ka qenë i përmasave të mëdha, i paparë ndonjëherë nga ta në këtë zonë. Nga përshkrimi i familjarëve dhe dëshmitarëve, droni ka qenë i gjerë 3.5 metra dhe i gjatë 1.5 metra. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë dronin me vete. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.