Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të famshmit në SHBA me urime për Ditën e Pavarësisë

NULL NULL
04.07.2021 23:38
FILE - In this July 4, 2015, file photo, fireworks explode behind a United States flag during a Fourth of July celebration at State Fair Meadowlands in East Rutherford, N.J. With fewer professional celebrations on July 4, 2020, many Americans are bound to shoot off fireworks in backyards and at block parties. And they already are: Sales have been booming. (AP Photo/Julio Cortez, File)

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot shënojnë 245 vjetorin e Pavarësisë. Ndryshe nga viti i kaluar ku nuk mund të kishte festë për shkak të situatës me COVID-19, sivjet atje është duke u festuar.

Pos qytetarëve të thjeshtë në   SHBA janë duke festuar edhe të famshmit, siç është ish-presidenti, Barack Obama.

Ai përveçse uroi te gjithë për 4 Korrikun, ndau edhe një urim tjetër për vajzën e tij, Malian e cila sot mbushi 23 vite.

“Gëzuar 4 Korrikun dhe gëzuar ditëlindjen, Malia! Ishte një gëzim të të shikosh ty të krijosh rrugën tënde me lumturi dhe humor. Më mungojnë ditët kur mendonit se fishekzjarret ishin për ju”, ka shkruar Obama në rrjetin social Instagram.

Edhe aktori i njohur, Arnold Schwarzenegger, përmes një postimi në Instahram uroi të gjithë amerikanët.

“Gëzuar Katër Korrikun! Gjithmonë them se kam lindur në Austri dhe jam rritur në  Amerikë. Ëndrrat e mia do të ishin të pamundura diku tjetër, kështu që sot dhe çdo ditë, unë jam mirënjohës për Shtetet e Bashkuara. Dhe unë gjithmonë do të luftoj që vendi ynë të jetë më i mirë, sepse të jesh vendi më i madh në botë nuk është e lehtë”.

 

Edhe aktorja me famë botërore, Kate Hudson mesa duket këtë ditë e festoi me dy personat më të dashur për të, ajo në Instagram postoi një fotografi me mbishkrimin “Akullore dhe gjumë i lehtë…perfekte”.

Ndërsa këngëtarja Katy Perry  tregoi se ajo dhe i dashuri i saj po e kalojnë kohën më të mirë të jetës së tyre, teksa në një foto ku e ka postuar shihen shumë të dashuruar dhe duke festuar 4 Korrikun.

.

 

 

lajme të ngjashme