Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Veternik iu amputua këmba si shkak i lëndimeve

NULL NULL
21.03.2025 15:43

Të hënën, në një qendër tregtare në Prishtinë, gjegjësisht në lagjen Veternik, ndodhi një grabitje e armatosur.

Për pasojë, dy persona mbetën të plagosur – njëri nga sulmuesit, që është i nacionalitetit serb, dhe tjetri pjesëtar i sigurimit të një kompanie që bën bartjen e parave për një bankë.

Televizioni Klan Kosova, nga burimet mëson se të plagosurit të nacionalitetit serb, që u ndalua nga prokuroria si i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së armatosur, përveç që i është larguar njëra veshkë gjatë ditës së djeshme, të njëjtit të enjten i është amputuar edhe këmba për shkak dëmtimeve të rënda që i ka pësuar.

I dyshuari ka qenë i plagosur në këmbë, në regjionin e gjoksit dhe të barkut.

Klani mëson se, megjithatë, gjendja e tij është stabile.

Ndërkaq, punëtori i sigurimit që u plagos të hënën vazhdon të jetë i intubuar. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme