Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të dielën nis Kupa e Botës për Klube: 32 skuadra në garë, por kush janë favoritët

NULL NULL
13.06.2025 14:58
Kupa e Botës për Klube transmetohet ekskluzivisht në kanalet sportive të Artmotion

Mëngjesin e së dielës do të marrë jetë për herë të parë Kupa e Botës për Klube e organizuar nga FIFA.

Ndeshja hapëse do të luhet në Majami mes Inter Miami dhe Al-Ahly të Egjiptit, e cila do të startojë në orën 2 të mëngjesit sipas orës tonë lokale.

Nga njëra anë, Inter Miami vjen me yje si Messi, Luis Suarez, Busquets dhe Jordi Alba – një rikthim i “kolonisë” së vjetër të Barcelonës. Nga ana tjetër, Al-Ahly, kampionët e shumëfishtë afrikanë, kërkojnë të bëjnë surprizën e parë të turneut, pasi fituan titullin në Egjipt përpara Pyramids FC.

Turneu do të zgjasë një muaj dhe për herë të parë do të përfshijë 32 skuadra nga e gjithë bota, duke ndjekur modelin e Kupës së Botës për Kombëtare.

Në të marrin pjesë 12 ekipe evropiane, 6 nga Amerika e Jugut, 5 nga Amerika Veriore dhe Qendrore, 4 nga Azia, 4 nga Afrika, 1 nga Oqeania.

Ky është një turne i pasur, me një investim që prek shifrën prej 1 miliard dollarësh, ku fituesi mund të përfitojë deri në 125 milionë dollarë.

Skuadrat evropiane konsiderohen favoritët kryesorë, veçanërisht Manchester City, Real Madrid, PSG dhe Bayern Munich. Edhe Juventusi dhe Interi janë pjesëmarrëse, por nuk shihen si ndër favoritët për trofeun, me Interin që vjen pas disfatës së rëndë pas humbjes në finalen e Champions League ndaj PSG dhe me një trajner të ri si Christian Chivu, ndërsa edhe Juventusi është një skuadër në ndërtim e sipër.

Ndërkohë për t’u theksuar është edhe klima e nxehtë në ShBA dhe gjendja fizike e ekipeve mund të ndikojnë në ecurinë e tyre. Një provë gjenerale kjo padyshim edhe mbi atë se çfarë pritet të ndodh 1 vit më pas, ku ShBA, së bashku me Meksikën e Kanadanë do të mirëpresin Kupën e Botës.

Në fund, kjo garë pritet të kthehet në një mini-Ligë të Kampionëve, me shumë yje dhe përballje të nivelit të lartë. Një turne që në të ardhmen pritet të ketë padyshim një rëndësi tepër të veçantë ndërsa për momentin duhet thjesht të shijojmë zhvillimin e tij për herë të parë.

Kujtojmë se këtë turne do të keni mundësi ta ndiqni ekskluzivisht në kanalet sportive të platformës televizive Artmotion.

Gara do të nisë më 15 qershor (sipas kohës sonë lokale), me finalen që është caktuar të zhvillohet më 13 korrik.

Faza e grupeve: 15 deri më 27 qershor

Rrethi 1/16: 29 qershor deri më 2 korrik

Çerekfinalet: 4 dhe 5 korrik

Gjysmëfinalet: 8 dhe 9 korrik

Finalja: 13 korrik

Kanali sportiv i Artmotion, Sport1, do të transmetojë ceremoninë hapëse që nisë të dielën (15 qershor) nga ora 01:40.

Pastaj, në po të njëjtin kanal televiziv transmetohet përballja Al Ahly – Inter Miami nga ora 02:00.

Atë ditë, por nga ora 18:00 do të transmetohet në Sport1 ballafaqimi Bayern – Auckland.

Nga 21:00 zhvillohet një super-ndeshje, PSG – Atletico Madrid, në po të njëjtin kanal. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.