Tayna po sjellë bashkëpunim me BlackCoffee? (VIDEO) NULL NULL 10.05.2025 21:35 10.05.2025 21:35 Këngëtarja shqiptare me rekorde botërore Tayna ka ngritur zërin ndërkombëtarisht, dhe krejt këtë e ka bërë me muzikë. Rrugëtimin e saj ndërkombëtarë e nisi fuqishëm me këngën “Si Ai” në të cilin ajo u shfaq ndryshe nga ajo çka publiku ishin mësuar ta shohin deri më tani, duke u bërë sensacioni i vitit që lamë pas. Rrugëtimi i saj në një epokë e frymë të re po vazhdon tutje me një mori projektesh që po klikohen miliona herë. Sipas Prive Klan Kosova, krejt kjo bujë artistike e Taynas do vazhdojë tutje në nivele lart e më lart, sepse artistja po sjellë një bashkëpunim me një ndër Dj më të famshëm botërorë, Black Coffee. Artisti që ka rrëmbyer çmimin Grammy në 2023-tën si duket i hapi dyer për zërin e bukur dhe artistik të këngëtares nga Kosova. Kur do të dal si projekt nuk dihet akoma, por e rëndësishme është që këtë verë do kemi mundësi të argëtohemi me një projekt, ku do gërshetohet zëri i Taynas dhe muzika e pakrahasueshme house e techno e Black Coffee. /Klankosova.tv