Tayna bëhet imazh i Prince Instant – nesër koncert madhështor në Prishtinë (FOTO) NULL NULL 26.06.2019 11:22 26.06.2019 11:22 Reperja e famshme shqiptare, Tayna, është bërë imazh i brendit më të njohur njëkohësisht kafesë më të shijshme në vend – Prince Instant, njofton Klan Kosova. Artistja ka nënshkruar kontratë dyvjeçare dhe gjatë kësaj periudhe do të xhirohen rreth tetë reklama. Urim Kasabaqi nga kompania Devolli tha se do të ketë shumë risi dhe gjithçka do të jetë më ndryshe. Përveç kësaj, nesër në Prishtinë në sheshin Zahir Pajazati me fillim nga ora 17:00 do të mbahet koncerti më i madh që ka ndodhur ndonjëherë, ku do të performojë Tayna. Tayna ka shprehur mirënjohje që kompania Devolli e zgjodhi atë si imazh dhe e falënderoi për bashkëpunimin./klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.