Taylor Swift sjell albumin e tetë me radhë, rikrijmi i albumit të katërt NULL NULL 20.11.2021 12:31 20.11.2021 12:31 Taylor Swift ka publikuar albumin e saj të tetë me radhë, numër një, me interpretimin e saj të ri-regjistruar të “Red”, që kryeson top-listën në Mbretërinë e Bashkuar. Red (Taylor’s Version) është rikrijim i albumit të saj të katërt, i cili gjithashtu shkoi në vendin e parë në publikimin e tij origjinal në vitin 2012. Është albumi i saj i dytë i ri-regjistruar i vitit 2021, pas “Fearless”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Ajo ka në plan të ri-regjistrojë dhe ribotojë gjashtë albumet e saj të para në mënyrë që të ketë kontroll të plotë mbi muzikën e saj. Lëvizja vjen pas blerjes së regjistrimeve të saj në vitin 2019, nga manjati i muzikës, Scooter Braun, dtë cilat ai pastaj i shiti në një fond investimi.