Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Taylor Swift me “selfie mbretërore” në koncertin e Londrës

NULL NULL
22.06.2024 17:56

Përveç para 90 mijë fansave, Taylor Swift performoi në stadiumin “Wembley” të Londrës në kuadër të koncertit Eras Tour edhe për Princin William me fëmijët e tij.

Princi William bashkë me fëmijët madje kanë qenë në prapaskenë për të bërë fotografi me artisten amerikane Taylor Swift.

Ishin vet ata të cilët e konfirmuan përmes postimit të tyre në Instagram.

Princi William dhe sensacioni i popit Swift, 34 vjeç, njihen për më shumë se një dekadë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv 

Në vitin 2013, ata të dy u ngjitën në skenë në një ngjarje bamirësie në Kensington Palace për të performuar Livin’ On A Prayer me Jon Bon Jovi.

Instagram/TaylorSwift Një foto e Taylor Swift, i dashuri i saj Travis Kelce, Princi William, Princi George dhe Princesha Charlotte

lajme të ngjashme