Taylor Swift flet pasi iu shitën të drejtat për gjashtë albume

Taylor Swift flet pasi iu shitën të drejtat për gjashtë albume

NULL NULL
1 javë më parë

Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka konfirmuar raportimet se manjati i muzikës Scooter Braun ka shitur të drejtat për gjashtë albumet e saj të para.

Revista amerikane argëtuese ” Variety” raportoi të hënën se Braun kishte shitur regjistrimet – – në një fond investimesh.

Ajo tha se marrëveshja mendohet të jetë me vlerë më shumë se 300 milionë dollarë.

Duke shkruar në Twitter, Swift tha se ishte “hera e dytë që muzika ime shitej pa dijeninë time”.

Ky ishte edhe zhvillimi i fundit në mosmarrëveshjen midis Swift dhe Braun – Swift ka akuzuar më parë Braun për përpjekjen për ta “prishur” trashëgiminë e saj muzikore.

Nuk ka pasur asnjë përgjigje nga Braun ndaj raportit të “Variety” ose vërejtjeve të Swift, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Kjo e fundit nënshkroi një marrëveshje me labelin Big Machine në 2004 duke u dhënë atyre pronësinë e regjistrimeve për gjashtë albumet e saj të parë në këmbim të një avansi parash për të filluar karrierën e saj.