Taylor Swift fillon turneun “Eras” tre orë të gjatë me 44 këngë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Taylor Swift fillon turneun “Eras” tre orë të gjatë me 44 këngë

NULL NULL
18.03.2023 16:06

Kanë kaluar pesë vjet nga turneu i fundit i pop yllit botëror Taylor Swift. Gjatë kësaj kohe ajo ka publikuar katër albume, duke përfshirë “Folklore” të shpërblyer me çmimin Grammy.

Mungesa e saj live – e detyruar nga pandemia – ishte padyshim zhgënjyese, sepse shfaqja e saj e parë ishte një ekstravagancë tre orëshe, duke përfshirë 44 këngë nga e gjithë karriera e saj.

“Nuk mund të them se sa shumë më ka marrë malli për ju”, u tha Swift fansave, kur u ngjit në skenë për natën e hapjes së turneut të saj “Eras”, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.

Ylli kishte premtuar se shfaqja do të ishte “një udhëtim nëpër të gjitha epokat e mia muzikore” dhe kërkesa për bileta ishte aq e madhe sa bëri që sistemet e Ticketmaster të rrëzoheshin.

Pavarësisht kësaj, turneu theu rekordin për më shumë bileta koncerti të shitura nga një artist në një ditë të vetme në 2.4 milionë.

Rreth 80,000 fansa ndoqën koncertin e parë në Stadiumin State Farm të Arizonës.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS