Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Taylor dhe Calvin e kanë gjetur njëri tjetrin

NULL NULL
19.12.2015 11:20

Nëse keni menduar që lidhja e Taylor Swift dhe Calvin Harris nuk do ta ketë një fund të lumtur, mendojeni sërish!

Sipas të dhënave më të fundit, të dytë janë aq të çmendur pas njëri tjetrit, saqë kanë filluar ta planifikojnë të ardhmen e tyre së bashku.

“Asnjë ndarje nuk do të ndodhë”, ka thënë një burim. “Asnjë angazhim nuk është i pashmangshëm, por ata i kanë thënë njëri tjetrit se do të martohen”.

Dyshja, e cila e filloi lidhjen në muajin shkurt, janë të etur që t’i kalojnë këto muajt e ardhëm së bashku të fokusuar në lidhjen e tyre, pas një viti jashtëzakonisht të zënë për Taylor me turneun e saj botëror.

Një burim tjetër po ashtu ka shtuar se “Taylor ka shumë dëshirë që të dalë në takim dyshe me Selena Gomez dhe Niall Horan. Është vetëm çështje kohe. Ajo është shumë e lumtur për ta”, transmeton Klan Kosova.

 

lajme të ngjashme