Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tatuazhet shkaktojnë kancer

NULL NULL
12.09.2017 20:30

Tatuazhet rrezikojnë jetën tuaj nga sëmundja e kancerit!

Kështu rezulton një studim i ri, në të cilin thuhet se kimikatet në bojë tatuazhi udhëtojnë në gjak dhe grumbullohen në nyjet limfatike, të cilat mund të shkaktojnë që ata të bëhen të fryrë dhe prandaj pengojnë aftësinë e tyre për të luftuar infeksionet, transmeton Klan Kosova.

Në këtë studim britanik i cili llogarite të jetë i pari i llojit të vet, shpjegon se dioksid titaniumi kimik, i cili i shtohet bojës së tatuazhit për të krijuar ngjyra të caktuara, madje edhe linjat limfatike të ngjyrave, ka qenë më parë i lidhur me kancerin, kruajtjen dhe shërimin vonshëm.

Autori studimor Hiram Castillo nga Instituti Europian i Rrezatimit të Synchrotron në Francë, tha:

“Kur dikush dëshiron të marrë një tatuazh, ata shpesh janë shumë të kujdesshëm në zgjedhjen e një salloni ku përdorin hala sterile që nuk janë përdorur më parë’’.

“Askush nuk kontrollon përbërjen kimike të ngjyrave, por studimi ynë tregon se ndoshta ata duhet.”  përfundon ai, transmeton Klan Kosova.

lajme të ngjashme