Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Tashmë qielli është më i bukur, por toka jonë më e varfër”, Ukaj për Kadarenë

NULL NULL
01.07.2024 12:56

Shkrimtari Ndue Ukaj ka dhënë fjalë të ngrohta për Ismail Kadarenë, gjeniun e letrave shqipe që vdiq sot në moshën 88-vjeçare.

“Lamtumirë Ismail Kadare! Një mendje e bukur e lartësive më të epërme- atyre qiellore të artit – sot u bashkua me çetën e bukur të shkrimtarëve të pavdekshëm, ku janë Homeri e Dante, Servantesi e Shekspiri, Tolstoi e Gëte, Kafka e Kundera, e plot e plot emra të tjerë të pavdekshëm”, ka shkruar Ukaj në llogarinë e tij në Facebook.

Ukaj shprehur detyrimin artistik e intelektual që e ka ndaj Kadaresë tashmë të ndjerë, e për të cilin ka rrëfyer se e ka takuar pak ditë para se të vdiste.

“Lamtumirë Ismail Kadare për gjithçka të bukur që na ke dhanë. Unë, sot e përgjithmonë i detyrohem veprës së tij, ngaqë, si djalë i ri, që nga vitet egra të 90-ta, kam filluar udhëtimin nëpër shtigjet e bukura të letërsisë i mahnitur nga vepra e tij, e në të cilat shtigje aspak të lehta, vepra e tij më ka ushqyer shpirtnisht, kulturalisht e intelektualisht. Dhe këtyre shtigjeve nuk iu kam ndarë kurrë dhe nuk do t’iu ndahem kurrë.”

“Jam i lumtur për të gjitha ato takime të bukura ndër vite dhe i pikëlluar pse udhës së tij sot i erdhi fundi”.

“Para pak ditësh, e takova. Ishte një takim i heshtur, të cilin e përshkoi buzëqeshja e bukur Kadaresë tek shihte zgjatimin e bukur të veprës së tij grandioze tek breznitë e reja”.

“Tashmë qielli është më bukur, por toka jonë më e varfër”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.