'Tarzani' i jetës reale që jetoi 40 vjet në xhungël, vdes pasi iu kthye jetës moderne (FOTO)

‘Tarzani’ i jetës reale që jetoi 40 vjet në xhungël, vdes pasi iu kthye jetës moderne (FOTO)

NULL NULL
5 days më parë

Burri Vietnamez që jetoi në xhungël për 40 vjet vdes nga kanceri i mëlçisë në moshën 52 vjeçare, tetë vjet pasi filloi jetën “moderne”, duke përfshirë ushqime të përpunuara dhe alkool. Ho Van Lang u sëmurë të hënën e kaluar, pasi mbijetoi në xhungël me babanë e tij që iku në 1972, kur bombardimet amerikane gjatë Luftës së Vietnamit vranë gjysmën e familjes së tij.

Dyshja rivendosën kontaktin me shoqërinë vietnameze në 2013 dhe besonin se Lufta e Vietnamit po vazhdonte akoma, kur ata hynë në një fshat dhe kërkuan ndihmë mjekësore për babanë e Lang, Ho Van Thanh.

Pas vitit 2013, Lang filloi të jetonte një mënyrë jetese relativisht moderne, por disa miq dhe vëzhgues besojnë se streset dhe dieta e dobët e botës së ‘civilizuar’ kishin një efekt të dëmshëm në shëndetin e tij.

Miku i Lang, Alvaro Cerezo tha se të jetosh një jetë ‘moderne’ ndoshta kishte pasoja fatale për të, pasi filloi të hante ushqime të përpunuara dhe nganjëherë të pinte alkool, raporton Dailymail, transmeton Klankosova.tv.

“Por nuk më pëlqente ta shihja atë duke jetuar në civilizim. Unë isha gjithmonë i shqetësuar se ai dhe trupi i tij nuk do të ishin në gjendje të përballonin një ndryshim kaq drastik. ‘ tha Cerezo,

Dyshja babë-bir jetuan për dekada në pyllin e asaj që tani njihet si Distrikti Tra Bong, para se të gjendeshin nga vendasit që kërkonin dru zjarri.

(Foto duke u kontrolluar babai Ho Van Thanh pasi i ishte përkeqësuar shëndeti në 2013)

(Foto e shtëpisë me peme në xhungël, ku jetonin babë e bir)