Tarantino tregon se pse nuk do ta bëjë kurrë film të Marvelit NULL NULL 04.11.2022 15:11 04.11.2022 15:11 Regjisori amerikan, Qunetin Tarantino, ka treguar se pse kurrë nuk do ta bëjë ndonjë film të Marvelit. Ai në një intervistë për Los Angeles Times i ka dhënë arsyet se pse as e ka ndërmend të nisë diçka të tillë. “Ju duhet të jeni një punëtor i angazhuar për t’i bërë ato gjëra. Unë nuk jam një punëtor i angazhuar. Nuk jam duke kërkuar punë,” ka thënë Tarantino. Ai më parë kishte thënë që po e luftonte një luftë për filmat kundër franshizës së Marvelit.