Talibanët dhe forcat afgane përleshen në ditën e parë pas deklarimit për ulje të dhunës NULL NULL 22.02.2020 23:50 22.02.2020 23:50 Luftëtarët talebanë dhe forcat e sigurisë afgane u përleshën në një pjesë të Afganistanit të shtunën, një ditë pasi u njoftua për një “ulje të dhunës”. Nëse periudha e reduktimit të dhunës rezulton me sukses, Shtetet e Bashkuara dhe talibanët do të nënshkruajnë një marrëveshje më 29 shkurt që mund të çojë në një tërheqje të mijëra trupave amerikane pas gati dy dekadash në vend, njofton Klan Kosova. Luftëtarët talebanë sulmuan forcat afgane në provincën Balkh në orët e para të së shtunës, sipas zëdhënësit të policisë provinciale dhe kreut të këshillit provincial. Sulmi u konfirmua nga zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, në një mesazh audio për Reuters. Ai tha se një kolonë e forcave afgane u përpoq të hynte në territorin e kontrolluar nga grupi. Të dy palët kanë luftuar për kontroll mbi pjesë të provincës Balkh për vite me rradhë. Zëdhënësi i talibanëve konfirmoi gjithashtu përplasje të ngjashme në pjesë të tjera të vendit, duke shtuar se reduktimi i dhunës përfshin veprime dhe zona specifike dhe të gjitha incidentet me pushkë nuk duhet të konsiderohen si shkelje të mirëkuptimit, i cili, siç theksoi ai, nuk ishte “armëpushim “. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Edhe Peja pa shërbime nga Gjendja Civile për shkak të rënies së sistemit (VIDEO) 33 minuta më parë