Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Talenti i vitit: Bardh Istrefi, shënuesi më i mirë i Evropianit

NULL NULL
03.01.2023 16:58

Përfaqësueset e Kosovës te gjeneratat e reja gjatë verës së vitit 2022 kanë marrë pjesë në garat evropiane.

Basketbollisti i Kosovës U-18, Bardh Istrefi është renditur i pari në bazë të pikëve të shënuar në Kampionatin Evropian për U-18, Divizioni B, që është zhvilluar në Rumani.

Istrefi ka arritur që në shtatë ndeshjet që i ka zhvilluar për Përfaqësuesen e Kosovës të realizojë 156 pikë, me mesatare 22.3 pikë të shënuar për ndeshje, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës përcjell Klankosova.tv

Kosova U-18 e ka mbyllur Kampionatin me një fitore ndaj Qipros dhe gjashtë humbje, duke u renditur në vendin e 21-të.

Bardh Istrefi gjithashtu ka qenë pjesë e Përfaqësueses U20 dhe shihet si një basketbollist me të ardhme të ndritur.

lajme të ngjashme