Takohen kryediplomatët e Rusisë dhe Koresë së Veriut NULL NULL 12.07.2025 11:39 12.07.2025 11:39 Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologen e tij të Koresë së Veriut, Choe Son-hui në qytetin bregdetar Wonsan të shtunën. Në takim, Pheniani riafirmoi mbështetjen e tij për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS. Lavrov fluturoi nga kryeqyteti i Malajzisë, Kuala Lumpur, të premten pas takimit të ministrave të jashtëm të ASEAN, duke mbërritur po atë ditë në Wonsan, Korenë e Veriut, ku ndodhet një vendpushim bregdetar i sapohapur, por i njohur edhe për objektet e tij raketore dhe detare, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.