Takohen komisionet shqiptare të Sigurisë: Do të ketë bashkëpunim real, e jo si në të kaluarën “jemi vëllezër e mos bë kurrgjë” NULL NULL 26.01.2022 11:53 26.01.2022 11:53 Komisi i Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë është duke zhvilluar një vizitë dy-ditore në Kosovë, ku sot janë pritur nga kryetari i komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kosovës, Bekë Berisha. Në konferencë për media, kryetari i komisionit për Siguri Kombëtare të Shqipërisë, Nasip Naço, tha se gjatë këtyre dy ditëve përfituan nga njëri-tjetri, dhe se ranë dakord me anëtarët e komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, që nëse paraqiten probleme në pikëkalimin kufitar në Morinë, atëherë do të mbahen takime të përbashkëta. “Si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka ecur përpara dhe vetëm javën e kaluar kemi inauguruar bazën e Kucovës, në vlerë mbi 50 milionë dollarë që shërben për forcimin e kapacitetit të mbrojtjes dhe për pjesën tjetër, siç ramë dakord, nëse do të kemi probleme në pikën kufitare në Morinë, do të bëjmë takime të përbashkëta me komisionet, me krerët e policive”, është shprehur Naço, njofton Klankosova.tv. Më tej, ai tha se nëse qytetarëve nga Kosova u paraqiten probleme me Policinë Shqiptare, atëherë komisioni të cilin ai e udhëheq do të thërras në interpelancë drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe do të evidentohen problemet në mënyrë që bashkëpunimi të jetë real. Ndërsa, kryetari i komisionit për Mbrojtje dhe Siguri të Kosovës, Bekë Berisha, tha se do të intensifikohet bashkëpunimi mes dy komisioneve. “Ne patëm një takim, jemi duke u koordinuar në mënyrë që ta intensifikojmë bashkëpunimin, e ky të jetë real e jo sikur jemi mësuar të shohim si “jemi vëllezër, po duhemi fort e mos bë kurrgjë”, por do ta bëjmë një listë të punëve që do ta bëjmë realitet”, është shprehur Berisha, njofton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 1 orë më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë