Takimi trelateral në Ohër po vazhdon, s’pati bilaterale pas pauzës NULL NULL 18.03.2023 18:56 18.03.2023 18:56 Takimi trelateral në Ohër mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq e ndërmjetësve evropianë, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, po vazhdon ende. Burime të Klankosova.tv brenda qeverisë bëjnë me dije tani se pas pauzës nuk është zhvilluar asnjë takim tjetër bilateral, përveç atyre në mëngjes. Kujtojmë se më herët u raportua se takimi mes Kurtit e Vuçiqit ka përfunduar, por palët e kanë shfrytëzuar një pauzë disa minutëshe për t’u kthyer përsëri në tryezën e bisedimeve. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.