Takimi mes liderëve pa rezultat, Kuvendi ende i bllokuar, Jehona Lushaku-Sadriu sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 30.06.2025 15:47 30.06.2025 15:47 Të hënën në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova e ftuar do të jetë deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu. Në pjesën e intervistës kryesore do të flasim zhvillimet e fundit në skenën politikë në vend, konkretisht për takimin e liderëve pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Gjithashtu me deputeten e LDK-së do të diskutojmë edhe për seancën e së dielës e cila edhe pas takimit të liderëve nuk prodhoi rezultat. Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.