Takimi Kurti-Vuçiq, Borrell: Sytë e BE-së janë sot te Ohri NULL NULL 18.03.2023 10:35 18.03.2023 10:35 Josep Borrell Përfaqësuesi i lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thotë se sytë e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor janë sot në Ohër. Kjo teksa pritet të zhvillohet takimi i radhës në mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq, ku do të diskutojnë për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar në parim më 27 shkurt në Bruksel, njofton Klankosova.tv. “Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri. Pas diplomacisë intensive të anijes ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, ne do të diskutojmë me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti për aneksin e zbatimit – një pjesë integrale e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell në Twitter krahas një fotografie nga liqeni i Ohrit. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kandidati i parë shqiptar për kryetar të Cyrihut, Avdili: Shenjë e zhvillimit të komunitetit tonë në Zvicër 02/07/2025
Kosova "Fitore Pacolli postime të rreme", Demaku: Shqetësuese se si një deputete me lehtësi flet për mashtrim (VIDEO) 02/07/2025