Takimet e liderëve me Osmanin pa rezultat, Kuvendi ende i bllokuar – Lutfi Haziri sot në “DPT te Fidani” NULL NULL 03.07.2025 15:49 03.07.2025 15:49 Të enjten në emisionin “DPT te Fidani” me Fidan Jupollin në Klan Kosova i ftuar do të jetë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri. Në pjesën e intervistës kryesore do të diskutohet për takimet e djeshme të presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike. Gjithashtu me Hazirin, do të flasim edhe për seancën e sotme ku partia e tij qëndroi në sallë edhe pas përfundimit të seancës, si dhe për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni sot në emisionin ‘DPT te Fidani’ me Fidan Jupollin nga ora 17:45 në Klan Kosova dhe në kanalin zyrtar në Youtube. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 2 orë më parë