Takim pas takimi – Osmani mirëpret edhe Kusari-Lilën NULL NULL 03.07.2025 16:24 03.07.2025 16:24 Presidentja Vjosa Osmani që dy ditë radhazi po pret në takim krerët e subjekteve politike. Kësaj radhe ajo mirëpriti Mimoza Kusari-Lilën, kryetaren e partisë “Alternativa”, transmeton Klankosova.tv. E para e vendit gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës, derisa të mërkurën, ajo mbajti takime edhe me liderët e partive politike kryesore në vend. Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 03/07/2025
Kosova "Mjeku e mbyti", rrëfimi tronditës i djalit që i vdiq babai pas një komplikimi gjatë operacionit (VIDEO) 03/07/2025