Takim i vështirë, Lajçak: Patëm tri kërkesa për Kurtin për shtensionim të veriut NULL NULL 05.06.2023 23:13 05.06.2023 23:13 I dërguari special i BE për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se bashkë me të dërguarin special të ShBA-së, Gabriel Escobar, ia paraqitën tri kërkesa për shtensionim të situatës në veri të vendit kryeministrit Albin Kurti në takimin e sotëm. Lajçaku potencoi se ishte një takim i vështirë me Kurtin, derisa shtoi se kërkesat përfshinin shtensionimin e situatës në veri, sa më shpejt zgjedhje në komunat e veriut si dhe kthim në dialogun me Serbinë, njofton Klankosova.tv “Fatkeqësisht jemi kthyer në Prishtinë për t’u marrë me menaxhimin e krizave në vend të shkeljes së normalizimit që është një lajm tjetër i mirë. Ne jemi këtu për të ndihmuar në gjetjen e zgjidhjes për situatën në veri. Kemi paraqitur propozime, tre elemente: de-përshkallëzimi i situatës në terren, zgjedhje të reja të shpejta në veri dhe kthim në dialogun e normalizimit. Në një diskutim sinqerisht të vështirë me kryeministrin, kjo është e gjitha që mund të themi”, u shpreh Lajçaku. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Eksperti britanik thotë se duket që terroristët u trajnuan me automjetet që Amerika ia dhuroi Serbisë 5 orë më parë
Kosova Kearns për kërcënimet serbe: Mosndëshkimi ngjallë përbuzje për sundimin e ligjit 20 orë më parë