Taket e larta më të dëmshme se që kemi menduar NULL NULL 13.05.2016 22:08 13.05.2016 22:08 Taket e larta mund të shkaktojnë dëme të mëdha në këmbët tuaj, por kjo nuk i ndalon femrat që t’i mbathin ato ditë e natë. Një studim në ‘JAMA’ tregon që mbathja e takeve të larta shkakton që të keni më shumë presion në pjesën e përparme të këmbës se sa normalisht, shkruan Femina. Pas një kohe, kjo mund t’i dobësojë thembrat tuaja dhe ju shkakton stres të pazakonshëm në pjesën e përparme të këmbës suaj. Çfarë po ndodh në trupin tuaj kur mbathni take të larta? Falë mjekësisë moderne, hulumtuesit dhe mjekët e kanë mundësinë që të shohin saktësisht se si funksionon trupi kur një grua mbath take të larta. Ato bëjnë që stomakun ta shtyni përpara, ndërsa pjesën e pasme ta ngrehni. Kjo ndoshta mund t’ ju duket në rregull, mirëpo kjo e ndryshon shpërndarjen natyrale të peshës në shpinën tuaj dhe shton trysninë poshtë shpinës. Disa raportime tregojnë që edhe rruazat e shpinës deformohen duke ju shkaktuar dhimbje të mëdha. Rreziqet e mbathjes së takave të larta: Muskuj të tensionuar në nyjet e këmbës; Dhimbje të shpinës për shkak që qendra e gravitetit ndryshon; Mpirje në gishtërinjtë e këmbës; Dëmtim i përhershëm i nervave të gishtërinjve të këmbës Nuk është nevoja që të hiqni dorë krejtësiht nga taket e larta, sidomos nëse keni qejf t’i mbathni ato në raste të veçanta. Sidoqoftë, patjetër duhet të konsideroni të mbathni diçka të rrafshët shumicën e kohës.