Tajlanda regjistron 106 raste të reja me koronavirus dhe tri vdekje NULL NULL 24.03.2020 09:35 24.03.2020 09:35 Tajlanda ka regjistruar 106 raste të reja me koronavirus dhe tri vdekje të tjera, tha një zyrtar shëndetësor të martën. Ky shtet deri më tani ka 827 raste dhe 4 vdekje që prej fillimit të përhapjes së kësaj sëmundje, njofton Klan Kosova. Tri vdekjet ishin pacientë që kishin komplikime të tjera shëndetësore, duke përfshirë një burrë 70 vjeçar që kishte tuberkuloz, një burrë 45 vjeç që kishte diabet dhe një burrë 79 vjeçar që kishte probleme shëndetësore, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetit Publik. Që nga fillimi, 57 pacientë janë shëruar dhe janë larguar në shtëpi, ndërsa 766 janë ende duke u trajtuar në spitale, shkruan Reuters.