Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tajani thotë se Ukraina do të hyjë në NATO dhe BE me të përfunduar lufta

NULL NULL
17.02.2024 21:59
Antonio Tajani, ministër i Jashtëm i Italisë
Antonio Tajani, ministër i Jashtëm i Italisë

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, ka thënë se Ukraina do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Por sipas tij në Aleancën Veri-Atlantike nuk mund të hyjë derisa është në luftë me Rusinë, raporton The Telegraph, transmeton KlanKosova.tv.

“Porosia për Rusinë është shumë e qartë: Ukraina do të anëtarësohet në BE dhe ne jemi duke punuar që ajo të bëhet edhe anëtare e NATO-s”, ka thënë Tajani në Mynih.

“Por neve na duhet të jemi të matur, sepse të pasurit të një anëtari në luftë me Rusinë, nënkupton luftë e tretë botërore”.

lajme të ngjashme