Tajani në Beograd: Ballkani, i rëndësisë strategjike – Italia e do Serbinë në BE NULL NULL 21.03.2023 13:35 21.03.2023 13:35 Antonio Tajani Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Antonio Tajani, ka zhvilluar vizitë në Serbi ku është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Ai pas takimit ka thënë se për Romën, Ballkani është i rëndësisë së veçantë. “Ballkani është pjesë e Evropës, Ballkani është i rëndësisë strategjike, miqtë tanë jetojnë atje me ata të cilët ne bashkëpunojmë”, ka thënë Tajani, duke shtuar se Italia e do Serbinë në Bashkimin Evropian dhe se dëshiron që të forcojë më tej miqësinë e vendosur shumë kohë më parë, transmeton KlanKosova.tv. “Besoj që Vuçiqi dhe qeveria do të kontribuojnë në zhvillimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve dhe do të ndërtojnë rrugën për stabilitetin e Ballkanit dhe të mbarë Evropës”. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ambasada: Riafirmojmë angazhimin tonë për të ardhme më të sigurt, bashkë me miqtë tanë kosovarë 44 minuta më parë