Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tajani: Italia dëshiron ta përshpejtojë zgjerimin e BE-së me të gjitha shtetet e Ballkanit

NULL NULL
19.06.2025 22:42
Antonio Tajani
Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani. Foto: AP

Për Italinë, ribashkimi me shtetet e Ballkanit Perëndimor në BE është prioritet.

Kështu tha zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, në margjina të Ministerialit të mbajtur në Taormina, Itali, me rastin e 70-vjetorit të Konferencës së Messinës, raporton “Italpress”, transmeton Klankosova.tv.

“Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për t’u dërguar një mesazh të fortë të gjitha vendeve kandidate për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian: ribashkimi është një përparësi për Italinë. Pra, për vende të tilla si Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova janë mesazhe që shkojnë në drejtim të një pranie të fortë evropiane. Ne duam të përshpejtojmë procesin e ribashkimit”, tha Tajani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.