Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri viziton Thaçin në Ditën e Çlirimit: Udhëheqësi i luftës e simboli i qëndresës kombëtare

NULL NULL
12.06.2025 18:38

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka vizituar ish-presidentin e Hashim Thaçin, i cili po gjykohet në Hagë.

Këtë, Tahiri e bëri të ditur përmes një shkrimi në Facebook.

Vizita e tij, vjen pikërisht në ditën kur vendi shënon 26 vjetorin e lirisë.

Ai theksoi se i përcjellë përshëndetjet e përzemërta të Thaçit në Ditën e Çlirimit.

‘‘Në Ditën e Çlirimit, ju përcjell përshëndetjet dhe përqafimet më të përzemërta nga Presidenti Hashim Thaçi – udhëheqësi i luftës sonë çlirimtare dhe simboli i qëndresës sonë kombëtare’’ shkroi Tahiri.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.