Tahiri: Vizat, sa më shpejt NULL NULL 15.05.2015 15:43 15.05.2015 15:43 Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri ka pritur në takim ambasadorin e Danimarkës, rezident në Tiranë, Mads Sandau-Jensen, në të cilin vlerësoi lartë marrëdhëniet mes dy vendeve, si dhe shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat e rëndësishme për të dyja vendet Tahiri e njoftoi diplomatin danez me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Kosovë , duke theksuar prioritetet e Qeverisë, me theks të veçantë agjendën evropiane dhe euro-atlantike. “Marrëveshja Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, që është në prag të nënshkrimit përbënë një përparim konkret dhe të merituar të Kosovës drejt BE-së”, ka theksuar Tahiri, duke shtuar se liberalizimi i vizave duhet të shpejtohet sepse qytetarët e Kosovës nuk mund të mbeten edhe më tej të izoluar. Duke folur për procesin e dialogut të Brukselit që po zhvillohet në mes të prishtinës dhe Beogradit ministrja Tahiri tha se një proces i tillë po ndihmon normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe afrimin me BE-në, si dhe paqen dhe sigurinë në rajon. Nga ana tjetër ambasadori i Danimarkës, Jensen, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e shtetit të tij për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen e plotë ndaj Kosovës në rrugën e saj të integrimeve evropiane dhe euro-atlantike *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë