Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: U zotuam për përshpejtim të dialogut

NULL NULL
23.04.2015 10:40

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se në takimin e fundit në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vucic, janë zotuar për t’i shpeshtuar bisedimet në nivelin teknik.

Ajo ka deklaruar për “Epokën e re” se shpeshtimi i bisedimeve teknike do të bëhet me qëllim që takimi i ardhshëm ndërmjet dy kryeministrave të prodhojë rezultate.

Ministrja për Dialog po ashtu ka shprehur optimizëm se Serbia do të jetë më bashkëpunuese në këtë fazë të procesit të dialogut pasi, sipas saj, në muajin qershor Bashkimi Evropian do të bëjë një vlerësim të pozicionit të të dyja shteteve në raport me integrimet evropiane.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.