Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri tregon se kur mund të mbahen zgjedhjet nëse nuk zgjidhet Presidenti për 34 ditë (VIDEO)

NULL NULL
25.03.2026 18:35

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri sonte në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ka folur në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, për shpërndarjen e Kuvendit, duke dhënë edhe  34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e Presidentit.

Tahiri u shpreh se nëse konsumohen këto 34 ditë, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.

Sipas deputetit të AAK-së, zgjedhjet mund të mbahet kah mesi i muajit qershor, përcjell Klankosova.tv.

“Në rast se konsumohen 34 ditë, vendi shkon në zgjedhje, që i bie data mund të jetë 14 qershor më duket është e diel, mund të jetë edhe më afër, se i ka deri në 45 ditë,mirëpo koha është e ngushtë, do të thotë se vendi mund të shkojë në mes të qershorit në zgjedhje”, u shpreh ai./Klankosova.tv

lajme të ngjashme