Tahiri replikon me Blushin: Ti nuk je socialist NULL NULL 02.06.2016 15:05 02.06.2016 15:05 Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, reagoi pas fjalës së deputetit Ben Blushi në seancën e sotme të Kuvendit. Tahiri tha se Blushi me qëndrimet e tij fyeu socialistët. Ministri i Brendshëm theksoi se PS-ja e ka bërë të qartë qëndrimin e saj në raport me ligjin. “I fundit që do të doja të dëgjoja këtë je ti Blush. Të thuash se nuk jam socialist se socialistët mbrojnë kriminelët, unë jam i fyer. Kush i mbron banditët këtu? Unë, Fatmiri, Bashkimi, Gramozi? PS-ja nuk ka ndodhur kurrë të ketë pasur një qasje në raport me ligjin si kjo që ka sot. Moza (Mimoza Hafizi) e di shumë mirë këtë. E di qasjen tonë me shtetin dhe ligjin. Kjo është një çështje që ne duhet të na vërë përballë me vendimmarrjen e PS-së dhe qeverisë. Kështu ne u themi qytetarëve se këtu në Parlament është legjitime të vish dhe të akuzosh këtë. Nuk është kjo Shqipëria, nuk është ky Parlamenti. E refuzoj idenë se këtu paska më shumë banditë sesa ka pasur. Pres të gjykohemi secili për veten dhe më pas kolektivisht për atë që bëjmë. Sepse ky Parlament pas vitit 20134 është ngritur mbi një rrënojë morale”, tha Tahiri. Duke u ndalur në rastin e ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Tahiri tha se PS-ja e ka mbështetur përsa kohë nuk ka pasur dijeni për çështjen e tij në Itali, por është distancuar në momentin e zbulimit të këtij fakti. “Unë dëgjova që ti Blush the se nuk je më socialist sepse socialistët mbrojnë bandat. Edhe sipas meje, nuk je më socialist. Kjo ka të bëjë me sa bashkërisht duhet të jemi të drejtë me qytetarët. Ne ndahemi me të kaluarën. Në këtë Parlament e kam pyetur Berishën pse e mbante Sefgjinin në detyrë, edhe pse ishte në arrest shtëpie. Ne duhet të mbrojmë këdo që i emëruar apo i zgjedhur është vënë në bankën e të akuzuarit nga Berisha pa asnjë kauzë dhe ndahemi me ta kur faktet na vënë përballë një realiteti që nuk e pranojmë. Ky është ndryshimi i madh që kemi ne, këtu ndahemi. Këto linja na dallojnë për besimin që na dhanë shqiptarët në 2013. Sondazhet tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Nuk është gjithçka por nuk është pak. Për këtë shkak, në këtë foltore duhet të jemi më të drejtë me njëri-tjetrin. Nuk mbrojmë ata që kanë probleme me drejtësinë, por askush nuk mund të vihet në bankën e të akuzuarve”, tha ai/Shekulli.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë 20/06/2025